Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Hapet rruga për shitjen e Joao Cancelo, nuk bën pjesë në planet e Sarrit

Hapet rruga për shitjen e Joao Cancelo, nuk bën pjesë në planet e Sarrit

15:35, 08/07/2019

Në ditët pasardhëse pritet që,Joao Cancelo, t’i thotë lamtumirë, skuadrës së Juventusit.

Portugezi me karakteristikat e tij, nuk përmbush dot kërkesat e Sarrit në krahun e djathë të mbrojtjes. Kështu që trajneri italian, ka ndezur dritën jeshile për shitjen e tij, ,raporton ”Corriere di Torino”.

Se cila skuadër do ta blejë, është një kapitull më vete, pasi në garë janë Citi dhe Bayerni.

Juventusi është shumë e qartë në kërkesat e saj dhe nuk e ul çmimin e kartonit të tij nën 60 milionë euro.

Kujtojmë që Canselo iu bashkua Juves, sezonin e kaluar për shifrën e 40 milonë eurove. Pra 20 milionë euro fitim brenda një viti nga një lojtar për bardhezinjtë nëse shitet gjatë verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco