Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Sulmuesi i Brazilit: Messi dhe Aguero duhet të djersiten mirë për të na mposhtur

Sulmuesi i Brazilit: Messi dhe Aguero duhet të djersiten mirë për të na mposhtur

10:31, 01/07/2019

Sulmuesi i Brazilit, Gabriel Jesus ka një këshillë për rivalët Lionel Messi dhe Sergio Agueron.

Jesus pret ndeshje të fortë në Belo Horzonte të mërkurën dhe thotë se mbrojtje e Kombëtares së tij nuk do t’i japë Argjentinës as edhe një centimetër hapësirë.

“Është vështirë ta kalosh një mbrojtje që nuk pranon gola”, tha sulmuesi i Manchester City.

“Nuk do të jetë e lehtë për Argjentinën të na e thyejë mbrojtjen. Natyrisht se ata e kanë Messin, i cili është lojtari më i mirë në botë, si dhe e kanë Agueron, ndër sulmuesit më të mirë në botë, ama ata duhet të djersitën mirë për të na mposhtur”, shtoi ai.

Brazili, përveç se nuk është mposhtur, ende nuk ka pësuar asnjë gol në katër ndeshje deri tani në Kupën e Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco