Ardhja e Contes rrit entuziazmin e tifozëve të Interit

Ardhja e Contes rrit entuziazmin e tifozëve të Interit

13:52, 27/06/2019

Entuziazëm në shtëpinë e Interit për sezonin e ri futbollistik. Sikurse është komunikuar edhe nga klubi zikaltër, “janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019-2020, duke arritur limitin e 40 mijë vendeve, që kishte fiksuar shoqëria.

Një sukses i jashtëzakonshëm, teksa brenda pak orësh mbaruan së shituri të gjitha vendet që ishte në dispozicion. Faza që i dedikohej rinovimeve të abonimeve ishte mbyllur me një numër rekord të teserave të konfirmuara”.

Edhe një herë tjetër, tifozët zikaltër kanë treguar mbështetjen e madhe për skuadrën, sikurse u dëshmua edhe gjatë sezonit të kaluar me rreth 60 mijë spektatorë për ndeshje.

Te ndjekësit e Interit entuziazmi u rrit edhe më shumë me emërimin trajner të Antonio Contes dhe tratativave të shumta në merkato për të afruar lojtarë cilësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco