Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Terry: Lampard është njeriu i duhur për stolin e Chelseas

Terry: Lampard është njeriu i duhur për stolin e Chelseas

20:59, 26/06/2019

John Terry beson se Frank Lampard është njeriu i duhur për tu ulur në stolin e Chelseas.

Terry, i cili ka luajtur së bashku me Lampard në Chelsea për 14 vjet, beson se tifozët "Blues" nuk do të kenë hezitim ta mirëpresin atë përsëri në Londër.

“Pas sezonit që ai ka zhvilluar me Derby-n, mendoj se nuk ka një njeri më të mirë se Frank që të ketë sukses në Chelsea. Është kohë e përkryer për atë dhe për klubin", tha Terry për Daily Mail .

“Tifozët e duan Lampard, ai është një legjendë dhe tani është koha e duhur për të që të vijë në shtëpi“, tha ndër të tjerash ish-kapiteni i Chelseas.

“Blues” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit me vlerë 4 milionë sterlina për Lampard i cili ka një kontratë me Derbyn deri në qershor të vitit 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco