A do të largohet nga Barcelona? Coutinho jep këtë përgjigje

A do të largohet nga Barcelona? Coutinho jep këtë përgjigje

11:27, 25/06/2019

Philippe Coutinho ka folur pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij te Barcelona.

Mesfushori ka thënë se është i përqendruar te Brazili në Copa America duke insistuar se ka kontratë me Barcelonën.

“Kam kontratë me Barcelonën dhe gjithmonë ka qenë dëshira ime të triumfoj në këtë klub. Tani jam i përqendruar këtu dhe për të ardhmen time ende nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai gjatë një konference për media në Porto Alegre.

Për Coutinhon thuhet se do të largohet nga Barcelona për t’i liruar vendin rikthimit të bashkëlojtarit të tij nga Kombëtarja e Brazilit, Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco