Sabjen Lilaj i vjen në ndihmë Partizanit, tregon sekretet e Qarabagut

Sabjen Lilaj i vjen në ndihmë Partizanit, tregon sekretet e Qarabagut

17:27, 19/06/2019

Sezonin e fundit, në kampionatin azer me fanellën e Gabala, luajti edhe mesfushori korçar, Sabjen Lilaj.

Mesfushori e njeh mirë kundërshtarin e Partizanit në Ligën e Kampionëve, Qarabagun.

Sipas tij, Qarabagu ka një diferencë të madhe në kualitet me Partizanin.

Për “Panorama Sport” korçari tregon cilat janë pikat më të forta të këtij ekipi: “Qarabagu është një ekip me kualitet shumë të lartë teknik, por edhe taktikisht është shumë mirë. Nga mesfusha e përpara kanë shumë cilësi. Nuk kanë një ‘pykë’, vuajnë për një sulmues të tillë, por nga krahët dhe në mesin e fushës janë shumë të fortë. Janë një klub shumë i fuqishëm, me 25 futbollistë, të cilët mund të luajnë të gjithë në formacion”, tha fillimisht Lilaj.

“Kanë një lojtar francez shumë cilësor, të cilin e blenë 1 milion euro. Kanë një lojtar shumë të fortë në krah të majtë, Dani Kintana, një spanjoll. Kanë edhe një brazilian në mesfushë, që është natyralizuar në azerbajxhanas dhe që luan me kombëtaren e Azerbajxhanit. Kanë një lojtar të ri në sulm, që mbahet si talent në Azerbajxhan, është një sallaks interesant. Kanë cilësi në çdo repart, edhe mbrojtësi i majtë nga Haiti është mjaft i mirë. Këta mendoj se janë lojtarët me më shumë kualitet që ka Qarabagu”, shtoi mesfushori korçar.  

Në lidhje me shanset e Partizanit për t’u kualifikuar, Lilaj deklaroi: “Në letër janë minimale, pastaj futbollit nuk i dihet asnjëherë. Varet, me pak fat… Edhe ne nuk kishim asnjë shans ndaj tyre (Gabala), humbëm katër ndeshje në kampionat, por i hoqëm nga Kupa. Ndoshta na nënvlerësuan pak, e morën lehtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco