‘Çmendet’ trajneri i Kosovës: Treguam që kemi bo*e! Ëndërrojmë Europianin

‘Çmendet’ trajneri i Kosovës: Treguam që kemi bo*e! Ëndërrojmë Europianin

23:28, 10/06/2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ishte i papërmbajtshëm me deklaratën e tij pas fitores ndaj Bullgarisë në eliminatore.

Duke folur për “Supersport”, Shaland u shpreh se ekipi i tij tregoi se ka “bo*e”, dhe tani ata ëndërrojnë për në Europian.

"Janë dy gjëra, mentaliteti dhe psikologjia është e rëndësishme, dhe ne kemi një ekip që ka karakter. E tregojmë që jemi këtu. Nëse nuk po kalojmë një moment të mirë, ata përgjigjen sërish në fushë, dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë them se duhet të luajmë futboll. Kemi lojtarë të mirë, dhe duhet të krijojmë. Në fund, skuadra tentonte gjithmonë, në krah, në qendër. Luajnë një futboll shumë të mirë. Kjo është më e rëndësishmja, të dimë që kemi “bo*e”, siç e thonë anglezët. Kemi një skuadër me moshë mesatare 23 vjeç, dhe jemi shumë të rinj. Luajnë të gjithë bashkë, dhe sot e fituan ndeshjen bashkë", tha ai.

A ka një shans ky ekip për të ëndërruar kualifikimin në Europian?

Filozofia ime është se gjithmonë duhet të ëndërrojmë. Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr. Duhet të ëndërrojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco