I qetë dhe i sigurt, Gjimshiti shkon në Champions me Atalantën

I qetë dhe i sigurt, Gjimshiti shkon në Champions me Atalantën

09:58, 27/05/2019

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte edhe në mbrëmjen e djeshme titullar për Atalantën.

Bergamaskët fituan ndaj Sasuolos me rezultatin 3-1, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini u kualifikua për herë të parë në histori në grupet e Champions League.

Një meritë të madhe ka edhe mbrojtësi shqiptar, i cili fitoi besimin e trajnerit me paraqitjet e tij në fushë, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.

Ndërkohë, edhe në ndeshjen e djeshme, “Eurosport” e vlerësoi Gjimshitin me notën 6.

Në përshkrimin e ndeshjes së Gjimshitit, “Eurosport”, e cilëson  26-vjeçarin të qetë dhe të sigurt.

“Si të gjithë shokët e skuadrës, fiton qetësi gjatë ndeshjes, pas një fillimi të shpërqendruar. Më pas gjen qetësinë dhe sigurinë”, ishte përshkrimi për mbrojtësin kuqezi.

Në këtë formë, mbyllet një sezon i suksesshëm për Gjimshitin dhe Atalantën, që në sezonin e ardhshëm do të luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco