Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Duka analizon sezonin e Superiores: Partizani e meritoi titullin, Tiranës nuk ia uroj të bjerë

Duka analizon sezonin e Superiores: Partizani e meritoi titullin, Tiranës nuk ia uroj të bjerë

20:15, 24/05/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për “RTSH Sport”, bën një analizë në 360 gradë për temat aktuale të futbollit shqiptar.

NOTA PËR SEZONIN – Ky vit shënon një hap pozitiv nga viti i kaluar. Këtë vit mund të flasim edhe me shifra për gjërat më të mira që ka pasur ky sezon, jo vetëm për Superioren, por për të gjitha aktivitetet e organizuara. Numri i njerëzve që luajnë futboll, në strategjinë tonë, është tek fëmijët që sjellim te futbolli, dhe projektet e ndërmarra janë shtuar ata që luajnë futboll. Edhe në Superiore dhe në nivelet e tjera, ka pasur garë, për nivelin që ka Shqipëria. Garat kanë qenë kompetitive, më të besuara.

PARTIZANI KAMPION – Ndoshta Partizani ka bllokuar burimin e thashethemeve, se nuk ka pasur ndonjë gjë për t’u mos u përfolur (qesh). Ka qenë një kampionat i merituar nga Partizani, ka pasur pak konkurrencë. Fakti që e ka siguruar disa javë, bashkë me diferencën 10-12 pikë, tregon se ka pasur pak konkurrencë, ka qenë bindës që nga java e parë. Ka qenë klub i mbështetur në Shqipëri. Më vjen mirë që titulli kthehet në kryeqytet. Gjithë ndikohemi nga opinionet që dëgjojmë, edhe publiku thotë se Partizani nuk kishte ekip të mirë, por doli kampion. Besoj se Partizani ka pasur ekipin më të mirë këtë vit, nga vitet e fundit. Nuk besoj se janë rritur konkurrentët, por është rritur Partizani.

TIRANA – Kampionati është me 10 ekipe, dhe 2 bien. Pavarësisht se kush bie, sa i madh është ekipi, normale është e dhimbshme. Kjo është loja, duhet të fitosh në fushë. Asnjë skuadre nuk i uroj të bijë. Siç është e dhimbshme të bijë Tirana, ashtu ishte për Vllazninë, apo për vetë ata para 2 vitesh. Nuk ia uroj kurrë Tiranës të bie.

PAK TIFOZË – Nuk kam statistika në këtë moment, por për tifozët duhet të bëjmë të gjithë më shumë. Është organizimi i vetë klubeve me tifozët. Në fund, është një produkt sportiv, ta promovosh dhe ta marketosh, siç promovon produktet e tjera. Krijimi i kushteve më të mira në stadiume. Federata, por kryesisht klubet, duhet të ndërtojnë një komunikim më të mirë. Ka dhe faktorë të tjerë që e pengojnë mbushjen e stadiumeve, por ne duhet të bëjmë ato maksimumet.

A KA TOLERIME? – Tolerimi, për fat të keq, është i dëmshëm, por ka ekzistuar që kur ka lindur loja. Uroj që të eliminohet përfundimisht, por nuk e besoj këtë. Duhet të luftosh në fushë, por që të motivohesh edhe pse nuk të duhen pikët, janë shumë faktorë. Kemi pasur një fenomen të tolerimit, jo vetëm për interesa sportive, por edhe financiare. Besoj se është hequr këtë edicion, dhe pothuajse të gjitha ndeshjet janë rezultat i asaj që japin ekipet në fushë. Nëse do marr ndeshjen e Partizanit në Durrës, ku ata kanë siguruar titullin, nuk është e thjeshtë të marrësh grintën e lojtarëve në fushë. Nëse do i duheshin pikët, do kishte një motivim tjetër. Nuk është se është rezultat i paracaktuar.

DHUNA – Nuk është vetëm rendi, janë shumë gjëra. Nuk mendoj se fenomeni i dhunës është më i rënduar se në kampionatet e tjera, por duhet ta minimizojmë. Duhet bashkëpunim, se ka emocione kjo lojë. Organet e rendit, Federata, institucionet të drejtësisë, të gjithë nëse kemi objektiv, mund ta minimizojmë, ta çojmë drejt zeros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco