Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën, Ranieri e do plot ‘Olimpicon’

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën, Ranieri e do plot ‘Olimpicon’

19:25, 24/05/2019

Roma do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi, të dielën në mbrëmje, teksa përballë do të ketë Parmën, në një sfidë ku përveç shpresave të venitura për një vend në Champions, do të ketë vend edhe për lamtumirën e Daniele De Rossit.

Kapiteni dhe një nga legjendat e verdhekuqve, do të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën e tij të zemrës, pasi klubi vendosi pak ditë më parë që të mos i rinovojë kontratën, që përfundon në fund të këtij sezoni.

Përveç De Rossit, ndeshjen e fundit në stol do ta ketë edhe trajneri Claudio Ranieri, i cili në një konferencë për shtyp konfirmoi se mesfushori do të zbresë në fushë nga minuta e parë dhe do të mbajë në krah shiritin e kapitenit.

“Daniele do të luajë nga minuta e parë dhe do të mbajë në krah shiritin e tij të kapitenit. Pres të jetë një stadium plot dashuri për De Rossin, pasi ai e meriton ta nderojmë për atë çfarë ka dhënë për këtë klub. E meriton patjetër një standing-ovation”, tha Ranieri.

Më pas tekniku verdhekuq foli edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se ka stërvitur në shumë vende të Europës dhe se ndihet një trajner europian, ndaj është gati të përqafojë projektin më interesant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco