Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Migjen Basha sqaron kontaktet me Partizanin dhe tregon atmosferën te Kombëtarja

Migjen Basha sqaron kontaktet me Partizanin dhe tregon atmosferën te Kombëtarja

16:22, 24/05/2019

Kombëtarja shqiptare vazhdon grumbullimin në kompleksin “Tropikal” në Durrës ku po përgatitet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në “Elbasan Arena”.

Në konferencën e parë për shtyp nga ky grumbullim folën për mediat mesfushori Migjen Basha dhe mbrojtësi Kastriot Dermaku.

Basha mohoi të ketë pasur kontakte me Partizanin gjatë këtyre ditëve, ndërsa foli për atmosferën në skuadër dhe trajnerin e ri Edy Reja.

Keni patur kontakte me Partizanin?

Së pari zërat e merkatos kush i ka thënë. Ishte vetëm një foto që u bë e madhe dhe doli që Basha është për te Partizani. Kam edhe një vit kontratë me Arisin. Nuk është e vërtetë. Çdo lojtar do të shkojë në Champions. Kam kontratë dhe asgjë të vërtetë. Si ta them që unë kam dëshirë kur kam edhe një vit kontratë. Mund të jap një përgjigje që mund të hapë probleme. Ishte rastësi, një foto. Nuk ka asgjë të vërtetë.

Si është atmosfera në ekip?

Ekipi nuk është i plotë tani, po ndihemi më të lirë me Rejën. Ka qenë ndryshe me Panuccin, por nuk e bëj fajtor atë. Është trajner i ri, me tjetër mentalitet. Varet nga rezultatet, me fitore rritet harmonia. Ndryshe bëhet problem.

Si është Reja?

Është ndryshe, Panucci vendosi rregullat e tij dhe u munduam t’i zbatojmë. Duhen respektuar. Nuk e di nëse ishin pozitive apo jo. Mund të them që është ndryshe me Rejën. Nuk ia jap gjithë fajin Panuccit, por kur janë rregullat duhen respektuar. Jemi përgatitur pak taktikisht, po punojmë në aspektin fizik. Më pas do shohim si do stërvitemi. Ka më shumë eksperiencë dhe shikohet që ka raport tjetër me lojtarët.

Sfidat e ardhshme...?

Jemi profesionistë, nuk e marrim lehtë. Luajmë për vendin tonë, nuk ka lidhje miqësore apo jo. Disa herë kemi bërë mirë, disa herë jo. Vitin e fundit ka pasur shumë mungesa, Panucci bëri disa teste dhe nuk shkuan gjërat mirë. E dimë që duhet patjetër rezultat. Duhet të fitonim më Turqinë. Është me rëndësi të marrim pikë me Islandën dhe Moldavinë. Ka humbur pak entuziazmi dhe duhet që ne lojtarët ta kthejmë me rezultate. Kur të spostohemi në Tiranë mund të ndryshojë situata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco