Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ E drejta televizive në Angli, ndahen të ardhurat. Shifrat janë të pabesueshme

FOTO/ E drejta televizive në Angli, ndahen të ardhurat. Shifrat janë të pabesueshme

23:26, 23/05/2019

Nëse Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës kanë një finale tërësisht angleze, arsye është edhe fakti se klubet e Premier Ligës janë kthyer në superfuqi financiare që afrojnë yjet më të mëdhenj të futbollit.

Edhe klube mesatare kanë fuqi të jashtëzakonshme ekonomike dhe kjo vjen si meritë e administrimit dhe fitimeve që sigurojnë nga shitja e të drejtës televizive.

Premier Liga ka bërë publike se si janë shpërndarë 2,4 miliardë paund për sezonin e fundit, duke detajuar fitimet kolosale që ka siguruar çdo klub nga e drejta TV sipas numrit të ndeshjeve që janë transmetuar apo edhe renditjes në tabelën e klasifikimit.

Bie në sy se ekipi që ka përfituar më shumë, 152 milionë paund, është Liverpuli dhe jo Mançester Siti i vendit të parë, ndërsa për thuajse të gjithë ka pasur më shumë se 100 milionë paund fitime nga e drejta televizive.

E vetmja skuadër e cila ka përfituar më pak është Hudersfilld i vendit të fundit që është dashur të kënaqet me “vetëm” 96 milionë paund.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco