Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

E bujshme nga Italia/ Juventusi arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, kontratë 4-vjeçare

E bujshme nga Italia/ Juventusi arrin marrëveshjen me trajnerin e ri, kontratë 4-vjeçare

10:16, 22/05/2019

Largimi i Massimiliano Allegrit i detyron drejtuesit e Juventusit të nxitojnë për emërimin e trajnerit të ri në Torino.

Gazetari Adriano del Monte, ka postuar sot në rrjetin social “Twitter”, lajmin se Guardiola do të jetë trajneri i Juventusit.

Në lajmin e marrë nga “Radio Sportiva” në Itali, thuhet se strategu spanjoll ka arritur marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” e cila i ka vendosur mbi tavolinë një kontratë 4-vjeçare.

“Duhej të ishte dita vendimtare. Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kontrata 4 vjeçare.

Marrëveshja është bërë”, thuhet në njoftimin e “Radio Sportiva”.

Pas këtij lajmi momentalisht nuk ka asnjë reagim zyrtar nga trajneri spanjoll apo klubi i Juventusit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco