Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Tjetër trofe për Sabien Lilajn, fiton Kupën e Azerbajxhanit

Tjetër trofe për Sabien Lilajn, fiton Kupën e Azerbajxhanit

21:34, 19/05/2019

U largua nga Skënderbeu në verë, për t’iu bashkuar skuadrës azere të Gabalës, por Sabien Lilaj nuk e ka humbur lidhjen me titujt e fituar, pasi sot ekipi i tij ia doli të ngrejë lart Kupën e Azerbajxhanit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ndoqi nga tribuna ndeshjen finale mes Gabalës dhe Sumqyitit, pasi ishte i pezulluar, ndërsa shokët e tij arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin korçar, i cili numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa (nga 1 me Tiranën dhe Skënderbeun) si dhe 3 Superkupa (1 me Tiranën dhe 2 me Skënderbeun).

Kujtojmë që pak ditë më parë, një tjetër shqiptar festoi titullin kampion në Azerbajxhan.

Bëhet fjalë për Ansi Agollin, i cili iu bashkua festës së titullit të Qarabagut, skuadër me të cilën luajti për 9 sezone, deri në mars të këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco