VIDEO/ Ndeshja e fundit me Milanin, tifozët bëjnë Abaten të derdhë lot

VIDEO/ Ndeshja e fundit me Milanin, tifozët bëjnë Abaten të derdhë lot

18:58, 19/05/2019

Për Ignazio Abaten, mbrojtësin e Milanit, ndeshja e sotme ndaj Frosinones, është e fundit për të në “San Siro”.

Këtë tifozët e Milanit e dinin shumë mirë dhe nuk kishin si mos t’ia bënin këtë takim të veçantë.

Kur lojtari doli në nxehje, koret dhe duartrokitjet për të e kanë bërë Abaten të derdhë lot.

Ishte një moment i veçantë ky në “San Siro”, që i kujtoj disi tifozëve të Milanit, ditët në të cilat përcillte legjendat si Maldini, Gattuso, Nesta e shumë të tjerë.

Abate ka qenë pjesë e pandashme e Milanit që nga viti 2009 ku nuk lëvizi asnjë ditë larg skuadrës.

Ai ka qenë produkt i Akademisë së kuqezinjve, por vitet e para të karrierës ka lëvizur në shumë ekipe si i huazuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco