Valverde jep lajmin e madh: Ja kur mbyllet marrëveshja me Griezmann

Valverde jep lajmin e madh: Ja kur mbyllet marrëveshja me Griezmann

13:16, 19/05/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë detaje të rëndësishme rreth marrëveshjes së mundshme me Antoine Griezmann.

Valverde ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin francez, të cilin e konsideron si lojtar të madh.

Gjithashtu, udhëheqësi i stolit të katalanëve ka lënë të kuptohet se një gjë e tillë nuk do të bëhet të paktën deri para përfundimit të finales së Kupës së Mbretit.

“Është e vërtetë se kemi pasur kontakte. Është e vërtetë se kontaktet po vazhdojnë, por sezoni nuk ka përfunduar akoma” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi për të luajtur akoma finalen e Kupës së Mbretit. Ne kemi shansin të fitojmë dy tituj dhe ne duhet të fokusohemi tek ai problem” ka shtuar trajneri.

“Pas kësaj, ne do të kemi kohën për gjithçka tjetër. Ne nuk do të themi ndonjë të re kur flasim për lojtarët e skuadrave tjera.”

“Ne do të shohim çfarë do të ndoh. Ai është lojtar i madh. Gjithmonë kemi thënë kështu” ishin fjalët  e Valverde.

Pasi Griezmann kishte konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madrid, mediet spanjolle kishin raportuar se është Barcelona ajo që do të paguaj klauzolën e lojtarit.

Gjithsesi, dje është raportuar se në kampin katalan nuk e duan francezin, mirëpo Valverde thotë se kontaktet po vazhdojnë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fundi i dramës Barcelona – Griezmann, dramë që filloi verën e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco