Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas divorcit me Juven, mediat italiane zbulojnë klubin e ri të Allegrit

Pas divorcit me Juven, mediat italiane zbulojnë klubin e ri të Allegrit

19:14, 17/05/2019

Massimiliano Allegri në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi.

Pas pesë vitesh qëndrim, 51-vjeçari italian ka konfirmuar se do të largohet nga Torino si pasojë e dështimit në Champions League.

Por menjëherë në mediat italiane është përfolur edhe për klubin e ri të Allegrit që i është vendosur mbi tavolinë një kontratë 3-vjeçare, shkruan SYRI.net.

Bëhet fjalë për klubin e Paris Saint Germainit të cilët janë gati t’i japin teknikut italian 15 milionë euro në sezon.

“Corriere dello Sport” ka zbuluar listën me kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Allegrin tek Juventusi.

Antonio Conte, Deschamps, Pochettino dhe ëndrra Guardiola janë 4 emrat më të përfolur për t’i besuar projektin e ri ku do të synohet triumfi në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco