De Ligt mban sekret klubin e ardhshëm

De Ligt mban sekret klubin e ardhshëm

14:09, 16/05/2019

Ajaxi është shpallur mbrëmjen e djeshme kampion në Holandë dhe fitoi trofeun e dytë sezonal.

Lojtarët kanë kurorëzuar një sezon të shkëlqyer, i cili me shumë mundësi do të jetë i fundit me këtë fanellë për disa prej tyre.

Matthijs De Ligt, kapiteni i Ajaxit, është pyetur për të ardhmen e tij.

“Nuk mund të them asgjë, më duhet të shoh situatat. E vetmja gjë e sigurt është që nuk kam firmosur me askënd”, ishin fjalët e holandezit.

Barcelona, Bayern Munchen, Liverpooli apo edhe Juventusi janë klubet, të cilat janë interesuar deri tani për 19-vjeçarin.

Barcelona duket se është në “pole position”, pasi te klubi katalanas do të luajë edhe shoku i ekipit tek Ajaxi, Frenkie De Jong.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco