Edin Dzeko mund të zëvendësojë Cavanin te PSG-ja

Edin Dzeko mund të zëvendësojë Cavanin te PSG-ja

21:15, 10/05/2019

Prestigjiozja franceze “France Football” ka shkruar në faqen e saj online se Paris Saint Germain ka shfaqur interes për të transferuar në kryeqytetin francez sulmuesin boshnjak të Romës, Edin Dzeko.

Francezët kanë ndërmend të lejojnë largimin e Edison Cavanit këtë verë dhe kanë piketuar sulmuesin e Romës, si zëvendësues të yllit uruguaian.

Kontrata e boshnjakut me Romën skadon në verën e 2020-ës, ndaj verdhekuqtë janë të predispozuar ta shesin këtë vit, për të mos e humbur me parametra zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco