‘Ik q***’/ Sherri Bakayoko-Gattuso, reagon mesfushori: Ja si qëndron e vërteta...

‘Ik q***’/ Sherri Bakayoko-Gattuso, reagon mesfushori: Ja si qëndron e vërteta...

11:11, 07/05/2019

Milani realizoi dje fitore të vështirë 2-1 ndaj Bolognas, por incidentet në këtë klub nuk kanë të ndalur.

Ishte mesfushori Tiemoue Bakayoko që refuzoi të futej në fushë, duke e ofenduar rëndë trajnerin Gennaro Gattuso: “Ik Q***’’, ishte refuzimi që bëri francezi për të zëvendësuar Biglian.

Gattuso tregoi pas ndeshjes se Bakayoko ka kërkuar falje, por një tjetër version e thotë vetë lojtari.

“Për disa javë, media ka folur për mua, por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Por, ajo që ndodhi dje dhe interpretimin që po përpiqemi t’i japin më detyron të përgjigjem menjëherë sepse nuk pranoj të konsiderohem një lojtar, i cili ka refuzuar të hyjë në fushë kur kërkohet nga trajneri dhe i cili nuk respekton klubin dhe shokët e tij. E fillova nga stoli, isha gati të jepja 200% edhe në qoftë se kisha do kisha luajtur vetëm 5 minuta.

Kur Lukas Bilia, u lëndua më thanë që të bëhesha gati për zëvendësim dhe kështu bëra. Unë u përgatita menjëherë dhe bëra 2-3 minuta nxemje.

Më vonë më thanë të kthehem në stol, e gjitha ndodhi në minutat 23’ dhe 26’. Kur u ula në stol trajneri mu kthye mua dhe unë nuk bëra asgjë, vetëm përsërita fjalët e tij, asgjë më shumë. Ta jeni të qartë një gjë: Kurrë nuk refuzova të zbres në fushë dhe kurrë nuk u vonova duke bërë nxehje, për mua pamjet flasin qartë”, shkroi Bakajoko në “Twitter”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco