Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Bakayoko i tha ‘Fu*k off man’, Gattuso reagon pas sharjes që i bëri mesfushori

VIDEO/ Bakayoko i tha ‘Fu*k off man’, Gattuso reagon pas sharjes që i bëri mesfushori

23:45, 06/05/2019

Milani mori 3 pikë me mjaft vlera ndaj Bolognës, por nervat në shtëpinë kuqezi vijojnë të jenë të tendosura, veçanërisht mes trajnerit Gattuso dhe mesfushorit francez, Bakayoko.

Në minutën e 25-të, Gattuso i kërkoi lojtarit të futej në fushë për të zëvendësuar Biglian e dëmtuar, por francezi refuzoi, duke bërë që mes të dyve të niste një debat verbal, ku i pari u tërhoq trajneri i Milanit, për ta shtyrë gjithçka për në dhomat e zhveshjes.

Nga ajo që shihet në videon e mëposhtme, lojtari i ka thënë trajnerit: “Fuck off man”.

Pas ndeshjes, Gattuso sqaroi atë moment nervozizmi: “I thashë Bakayokos që të bënte nxehje, por i duhej shumë kohë. Më pas futa Maurin. Edhe unë jam nxehur me trajnerë, por në fund e kam mbyllur. Tani, e rëndësishme është Milani, jo këto gjëra. Nuk duhet të mos respektojmë fanellën dhe grupin, më shumë se sa thjesht Gattuson. Pati edhe një sharje më pas, por i lamë në dhomën e zhveshjeve. Dua që të mbyllet këtu, dhe do flasim në gjuhën time më vonë me Bakayokon, gjuhë të cilën këtu në TV nuk mund ta përdor”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco