Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mungesa e Salah-Firmino, Shaqiri pritet të luajë kundër Barçës

Mungesa e Salah-Firmino, Shaqiri pritet të luajë kundër Barçës

13:05, 06/05/2019

Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë shumë pranë konfirmimit të mungesës në duelin e gjysmëfinales së Champions Leagues kundër Barcelonës.

Tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili po mendon për zëvendësuesit e dy lojtarëve kryesorë.

Tekniku gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Parimisht, Daniel Sturridge duhet të bëjë numrin 9, ndërsa për rolin e egjiptianit Salah do të vendoset mes Origit dhe Shaqirit.

Sulmues belg, me origjinë keniane, duket më i avantazhuar se futbollisti shqiptar. Ai shënoi golin e fitores ndaj Neëcastles, që mban ende në lojë “The Reds” për fitimin e titullit në Premier League.

Edhe nëse nuk do të jetë titullar, duket i pashmangshëm aktivizimi i Xherdan Shaqirit të paktën gjatë lojës, duke parë mungesat e rëndësishme në fazën sulmuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco