Fillon ankandi, Manchester United nxjerr në shitje Pogba dhe Lukaku

Fillon ankandi, Manchester United nxjerr në shitje Pogba dhe Lukaku

12:22, 28/04/2019

Real Madridi dhe gjigantët italianë janë alarmuar, sepse siç duket, Manchester Unitedi ka vendosur t’i shesë dy prej yjeve më të mëdha të skuadrës.

Manchester Unitedi ka vendosur ta shesë dyshen Paul Pogba dhe Romelu Lukaku në verë, sipas Mirror.

Real Madridi mbetet favorit për ta transferuar Pogban, edhe pse është përfolur për një kthim të tij të mundshëm në Juventus, po ashtu.

Ndërkohë, për sulmuesin belg, thuhet se interesim të madh janë duke shprehur Interi dhe Juventusi.

Me shitjen e tyre, Unitedi synon t’i inkasojë rreth 230 milionë euro, në përpjekje për ta rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco