Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Mema i sigurt: Nuk biem nga kategoria, s’jemi si para dy vitesh

Mema i sigurt: Nuk biem nga kategoria, s’jemi si para dy vitesh

20:21, 23/04/2019

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, është shfaqur optimist në daljen për shtyp para gazetarëve për sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Luftëtarit.

Numri 1 i stolit të bardhebluve ka prekur shumë tema, ndërsa ka shprehur bindjen se Tirana aktualisht nuk është në të njëjtën gjendje si dy vite më parë dhe nuk do të rrëzohet nga kategoria.

“Luftëtari është ekip shumë i fortë, me mënyrën se si luan më pëlqen shumë. Kam parë video të Luftëtarit këto ditë dhe është një ekip që luan shumë mirë me topin. Do të kemi një kundërshtar shumë të vështirë përpara dhe mendoj që edhe ne kemi bërë përgatitjet tona. Ndeshjet kanë specifikën e vet, pasi është një ndeshje Kupe dhe duhet të mendojmë për dy ndeshje”, tha Mema.

Bardheblutë po luftojnë edhe për mbijetesë, ku tekniku kryeqytetas beson se në fund do të sigurohet qëndrimi në Superiore.

“Nuk mendoj që është e njëjta situatë. Ky është një kampionat shumë i fortë dhe Tirana nuk ka bërë atë që ka bërë vitet e shkuara, duke mos fituar 13 ndeshje. Pavarësisht problemeve, kemi fituar ndeshje. Nuk dua të qajmë pikët që kemi lënë, por të shohim që të ngrihemi mbi këto gabime”, deklaroi Mema.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco