Çfarë po ndodh? Gattuso takon menaxherin e Ronaldos

Çfarë po ndodh? Gattuso takon menaxherin e Ronaldos

16:12, 23/04/2019

Genaro Gattuso vështirë se do të konfirmohet në stolin e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm, ndaj ka filluar që të mendojë që tani për të ardhmen e tij.

Mbrëmjen e djeshme, tekniku kuqezi ka darkuar me menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e Cristiano Ronaldos apo edhe Jose Mourinhos.

Mendes dhe Gattuso janë miq prej kohësh dhe duket se darka e mbrëmshme është shfrytëzuar për të folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit aktual të Milanit, nëse do shkarkohet nga stoli kuqezi.

Sipas mediave italiane, në skenë ka dalë emri i skuadrës së Newcastle United, klub që po kërkon një zëvendësues për Raffael Benitez dhe Mendes ka shumë miq atje, për të sugjeruar emrin e Gattusos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco