VIDEO/ E rrallë në Serie A. Sulmuesi i Napoli rrëzohet, i thotë arbitrit që nuk ishte faull

VIDEO/ E rrallë në Serie A. Sulmuesi i Napoli rrëzohet, i thotë arbitrit që nuk ishte faull

20:29, 22/04/2019

Napoli po luan në shtëpi sfidën e javës së 33-të në Serie A përballë Atalantës, ku në pjesën e parë një episod interesant ka ndodhur mes Dris Mertens, dhe portierit të zikaltërve, Golini.

Mertens po shkonte drejt zonës, dhe para kishte vetëm portierin kundërshtar. Ai doli dhe u mundua t’i zinte rrezen, por i shkoi aq afër, sa edhe mund të shkaktonte faull, por në fund nuk e preku.

Mertens u rrëzua në zonë, por menjëherë i bëri me shenjë arbitrit se portieri nuk e preku fare, duke bërë kështu një gjest “fair-play”, ose ndoshta edhe prej frikës se mos rasti shikohej në VAR, dhe ai do ndëshkohej për simulim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco