FOTO/ Aksidentohet futbollisti, e fejuara thyen shtyllën kurrizore

FOTO/ Aksidentohet futbollisti, e fejuara thyen shtyllën kurrizore

12:47, 22/04/2019

Futbollisti i talentuar turk, Huseyin Turkmen është përfshirë në një aksident automobilistik.

Lajmi ka tronditur futbollin turk ndërsa gjatë aksidentit talenti 21-vjeçar ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij e cila ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore.

Mediat vendase raportojnë se futbollisti shpëtoi me disa plagë të vogla, ndërsa aksidenti ndodhi në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco