Bonuçi bën premtimin e madh: Ja si do e synojmë Champions-in vitin tjetër

Bonuçi bën premtimin e madh: Ja si do e synojmë Champions-in vitin tjetër

11:48, 21/04/2019

“Kishim shumë nevojë që të festonim pas asaj goditjeje të rëndë që morëm të martën, por pikërisht humbja dhe eliminimi përballë Ajaksit na ka bërë më të vetëdijshëm dhe na ka dhënë atë impulsin e duhur për ta synuar me ligësi dhe me çdo forcë që do të kemi në trup Ligën e Kampioneve, duke nisur nga sezoni i ardhshëm”. Leonardo Bonuçi është rikthyer në Torino, pas tranzitit njëvjeçar te Milani, me mbrojtësin që menjëherë rikthehet te titujt, dy madje, sepse përveç Serisë A ngriti në janar edhe Superkupën e Italisë, pikërisht përballë ishskuadrës së tij.

“Ka qenë një vit tjetër i mbushur me sakrifica, por edhe shumë i pafat, sepse dëmtimet na kanë përndjekur, por ne asnjëherë nuk reshtëm së vrapuari drejt objektivave tanë, ndonëse në fund e dimë që i detyrohemi shumë tifozërisë sonë për pengun e madh që është Liga e Kampioneve. Gjithsesi, çdo vit që kalon bëhemi edhe më vetëbesues për atë që duam të arrijmë dhe humbja e ditës së martë na ka pjekur përfundimisht si grup, pasi kjo skuadër është përmirësuar dhe duhet të vazhdojë të hedhë hapat e sigurt, në të cilët ecën prej 8 vitesh me radhazi. Do të rritemi të gjithë së bashku, pasi kemi një grup fantastik lojtarësh, një tifozëri madhështore, por edhe një trajner dhe një staf drejtues shumë ekspert, që janë diçka unike për t’u gjetur diku tjetër”, u shpreh 31-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco