Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Përmbledhja/ Tirana në ‘ethet’ e zonës së ftohtë, Skënderbeu mposhtet në Laç

Përmbledhja/ Tirana në ‘ethet’ e zonës së ftohtë, Skënderbeu mposhtet në Laç

21:05, 20/04/2019

Tirana humb përballë Kukësit dhe ndërlikon situatën në fundin e renditjes.

Të besuarit e Memës u mposhtën 2-0 nga Kukësi brenda në shtëpi, në sfidën e javës së 30-të në Superiore.

Sfida pa tifozë në “Selman Stërmasi”, nisi e qetë, dhe nën nivelin mesatar, ku për 30 minuta nuk pati asnjë goditje në portat respektive. Por, takimi u zhbllokua në minutën e 34-t, ku pas një topi të rrëmbyer nga Ethemi prej Dokës, lojtari i Kukësit shërbeu tek Shkurtaj i gjendur vetëm në zonë, që nuk fali pranë portës.

 “Vulën” e humbjes i vendosi Vasil Shkurtaj, që në minutën e 95-të shënoi golin e dytë të ndeshjes, dhe të dytin personal, me një të djathtë të fortë nga brenda zone.

Në fund, Kukësi fitoi 0-2, dhe shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e tetë me 36 pikë.

Flamurtari 1-1 Luftëtari

Ndërsa në sfuidën tjetër të mbrëmjes mes Flamurtarit dhe Luftëtarit përfundoi në barazim 1-1.

Goli i Realdo Filit në minutat e fundit të ndeshjes i ka dhuruar një pikë jetike skuadrës së Ahmatajt. Në minutën e 49-të, Ribaj gjeti golin e avantazhit për vlonjatët nga një kënd thuajse i pamundur, ndërkohë që Fili barazoi shifrat në të 89-tën.

Pas këtij barazimi, Luftëtari ngjitet në kuotën e 38-të pikëve, duke ruajtur distancën nga Kastrioti në +7, ndërkohë që Flamurtari është i pozicionuar në vendin e 3-të me 48 pikë.

Kastrioti 1-1 Partizani

Partizani nuk mori më shumë se një barazim 1-1 përballë Kastriotit në ndeshjen e javës së 30-të në Kategorinë Superiore.

Në sfidën e luajtur në “Redi Maloku” u zhvillua një pjesë e parë e qetë dhe pa gola, me pak raste për shënim nga të dy skuadrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 55-të Mensah zhbllokoi shifrat, por vetëm 3 minuta më pas, Shehu barazoi rezultatin, ku përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të mposhtur portierin Alban Hoxha.

Për Partizanin gjithçka u bë akoma më e vështirë vetëm 60 sekonda më pas, ku Lum Rexhepi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe për pasojë me të kuq.

Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Partizanin që pas këtij barazimi shkon në kuotën e 61 pikëve të grumbulluara.

Ndërsa Kastrioti po zhvillon një betejë me Tiranën në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.

Laci 1 – 0 Skënderbeu

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për të rivalizuar Flamurtarin për një vend sezonin e ardhshëm në Europë.

Kurbinasit arritën të mposhtin me rezultatin 1-0 skuadrën e Skënderbeut ku u zhvillua një ndeshje shumë e tensionuar për shkak të rivalitetit të madh ndërmjet dy skuadrave.

Goli i Ndriçim Shtubinës në minutën e 30-të i siguroi triumfin skuadrës së Sulejman Starovës.

Portieri Gentian Selmani ishte padyshim heroi i kurbinasve, i cili mbajti portën e paprekur, falë disa superpritjeve.

Në minutën e 53-të, Selmani konfirmoi formën e jashtëzakonshme, teksa i priti 11-metërshit Dejvi Bregut falë një zgjatjeje fantastike.

Pas kësaj fitore, Laçi ngjitet në kuotën e 44 pikëve, 4 më pak se Flamurtari i vendit të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco