Champions League, Lyon synon fitoren e 4-tërt radhazi në futbollin e femrave

Champions League, Lyon synon fitoren e 4-tërt radhazi në futbollin e femrave

12:00, 20/04/2019

Lyon është në garë për të fituar për të katërtën herë radhazi Champions League për femra, teksa nesër pret Chelsea në ndeshjen e parë gjysmëfinale, me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 28 prill në Londër.

Francezet janë favoritet për të fituar finalen e 18 majit në Paris, por edhe anglezet kanë arsye për të pasur besim te suksesi.

Blutë eliminuan Paris SG, një tjetër skuadër e fuqishme në futbollin e femrave, duke dalë për herë të dytë radhazi në gjysmëfinale. Vitin e kaluar, Chelsea u mund nga Wolfsburg, që më pas humbi finalen me Lyon.

Bayern e Barcelona do të ndeshen në gjysmëfinalen tjetër, dy skuadra që në futbollin e meshkujve do të tërhiqnin gjithë vëmendjen e botës, por në futbollin e femrave janë ende në kërkim të lavdisë, sidomos gjermanet, për herë të parë gjysmëfinaliste.

Barcelona arriti në këtë fazë më 2017, ku u eliminua nga Paris SG dhe tani kërkon finalen e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco