Publikohet lista, ja cilët lojtarë ka ftuar Zidane për ndeshjen e radhës

Publikohet lista, ja cilët lojtarë ka ftuar Zidane për ndeshjen e radhës

06:39, 15/04/2019

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka publikuar listën prej 19 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së hënes me Leganes.

Francezi e ka lënë në shtëpi mbrojtësin e majtë, Sergio Reguilon, lojtar që me Santiago Solarin në stol, kishte luajtur më shumë se Marcelo në ekipin e parë – përfshirë edhe dy El Clasicot e fundit në “Santiago Bernabeu”.

Përvec Reguilonit, Zizu i ka lënë në shtëpi edhe Brahim Diazin e Marianon, sinjale se nuk bëjnë pjesë në planet e tij për sezonin e ardshëm.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar për shkak të dëmtimeve Kroos, Vinicius dhe Ramos.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco