VIDEO/ 'Çfarë p… e nënës pe?', ja çfarë i tha Diego Costa arbitrit

VIDEO/ 'Çfarë p… e nënës pe?', ja çfarë i tha Diego Costa arbitrit

09:47, 07/04/2019

Barcelona fitoi 2-0 dhe vendosi një dorë te titulli i rradhës kampion në Spanjë, por episodi i minutës së 28 vendosi shumë mbi fatet e takimit.

Arbitri Gil Manzano largoi me kartonin e kuq sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa. Fillimisht çoi dorën në xhepin që mbante kartonët e verdhë, por sulmuesi braziliano-spanjoll e kontestoi duke mos e përmbajtur dot veten e duke i thënë: Çfarë p… e nënës pe?

Diçka e tillë u ndëshkua nga arbitri dhe sulmuesi mori karton të kuq.

Ai vazhdoi me protestat dhe Gerard Pique e këshilloi të linte fushën e lojës, sepse në të kundërt rrezikonte 4 ndeshje pezullim. Diçka që mund të ndodhë në të ardhmen për sjellje të pahijshme në fushën e lojës.

Në këtë aksion, u ndëshkuan me kartonë të verdhë edhe mbrojtësit Godin e Gimenez, të cilët protestuan tek arbitri.

Gjesti i Costas nuk pritet të mbyllet me kaq. Pritet që edhe federata spanjolle të ndëshkojë sulmuesin për gjestin dhe fjalorin anti-sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco