Nedved: Me zor e kemi ndalur, Ronaldo dontë të luantë ndaj Milanit

Nedved: Me zor e kemi ndalur, Ronaldo dontë të luantë ndaj Milanit

23:22, 06/04/2019

Cristiano Ronaldo, nuk ishte i pranishëm në duelin kundër Milanit e vlefshme për Serie A.

Në pushimin e pjesëve, Pavel Nedved ka folur përpara mediave, për portugezin dhe mungesën e tij.

“Ronaldo po bën gjithçka të jetë në fushë ndaj Ajaksit, në ndeshjen, të cilën do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ky është kompeticioni i tij. Ne nuk e kemi vënë nën presion, por jemi optimist se do të rikuperojë”, ka thënë Nedved.

Zëvendëspresidenti i Juventusit zbuloi dhe një prapaskenë para fillimit të sfidës.

“Ai dëshiron të luajë gjithnjë. Madje donte të zbriste në fushë sot përballë Milanit, por nuk e lejuam në. Me zor e kemi ndalur dhe e bindëm, të vazhdojë rikuperimin për të qenë gati në Champions”, ka përfunduar çeku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco