Interi heq dorë nga Rakitic, kërkon tjetër lojtar të Barcelonës

Interi heq dorë nga Rakitic, kërkon tjetër lojtar të Barcelonës

19:23, 21/03/2019

Interi ka hequr dorë nga Rakitic por kërkon një tjetër lojtar të Barcelonës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Andre Gomes i cili momentalisht është huazuar te Evertoni por në fund të sezonit do të rikthehet në “Camp Nou”.

Interi është gati të rrëmbejë futbollistin 25-vjeçar dhe e sheh si një opsion shumë të mirë për mesfushën zikaltër. Në merkaton e verës do të intensifikohen kontaktet për të arritur një akord mes tre palëve.

Kështu Interi duket se po heq vëmendjen nga Rakitiç dhe po sheh me optimizëm rastin e Andre Gomeshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco