Bënë gjestin e njëjtë/ Ronaldo e pëson si Simeone

Bënë gjestin e njëjtë/ Ronaldo e pëson si Simeone

15:49, 21/03/2019

Cristiano Ronaldo do të jetë në të dyja sfidat me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe do të marrë vetëm një gjobë nga UEFA, ashtu si Diego Simeone.

Ky është lajmi ekskluziv që ka publikuar sot “Sport Mediaset”. Kjo media bën me dije se Komiteti Disiplinor i UEFA-s u takua dhe vendosi për dënimin e portugezit, i cili bëri gjestin e shëmtuar ndaj tifozëve të Atleticos.

Kështu, portugezi do të dënohet si Simeone me një gjobë disi më të majme (më shumë se 20 mijë euro) dhe do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajaxit.

Edhe nëse do të dënohet, mësohet se Juventusi do të apelojë vendimin, por gjasat për dënim janë të pakta.

Mbetet të shihet nëse ky lajm ekskluziv i “Sport Mediaset” do të vërtetohet ose jo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco