Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Shorti i Championsit/ Guradiola zhgënjen tifozët e Cityt: Jemi të barabartë me Tottenhamin

Shorti i Championsit/ Guradiola zhgënjen tifozët e Cityt: Jemi të barabartë me Tottenhamin

17:17, 15/03/2019

Manchester City do të ndeshet me Tottenhamin në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Dy sfidat në Europë do t’i bashkohen asaj të kampionatit dhe do të bëhen tre takime në 12 ditë.

Ky fakt nuk e shqetëson aspak trajnerin e Cityt, Pep Guardiolën, i cili është i qetë dhe pret të testojë skuadrën e tij.

“Jemi skuadra që e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe shanset janë 50-50. Nuk ka favoritë për këtë sfidë në Champions dhe për fat luhen 180 minuta. Çdo ekip ka dobësitë dhe pikat e tij të forta. Kam shumë respekt për Tottenhamin dhe çdo rival që mund të kishim përballë në Ligën e Kampionëve në raundin tjetër”, është shprehur Guardiola.

“Të tre ndeshjet ndaj Tottenhamit janë shumë të rëndësishme dhe asnjëra nuk duhet të nënvlerësohet. Mund të shkojmë deri në fund në të dyja eventet. Nuk do të toleroj në kampionat për Champions, sidomos tani që jemi në krye. Çdo gabim na ndëshkon dhe nuk rikuperohet dot më, ndaj nuk tolerojmë në asnjë sfidë. Do të luajnë më të mirët”, ka përfunduar Guardiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco