Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbulohet lista e Zidanes, 8 emrat e mëdhenj që pritet të zbarkojnë te Reali

Zbulohet lista e Zidanes, 8 emrat e mëdhenj që pritet të zbarkojnë te Reali

11:55, 12/03/2019

Zinedine Zidane është rikthyer te Reali i Madridit me qëllimin për të ndërtuar një skuadër të pathyeshme.

Perez i ka premtuar liri në tregun e transferimeve, ndërsa tekniku francez ka bërë gati një listë me emrat e lojtarëve të mëdhenj që pritet të vijnë në “Santiago Bernabeu”, shkruan SYRI.net.

Lista e Zidanes për transferimet që dëshiron t’i bëjë në verë, janë: Eden Hazard, N’Golo Kante, Paul Pogba, Lucas, Sadio Mane, Neymar, Kylian Mbappe, Christian Eriksen.

Sipas medieve iberike Zidane ka hartuar listën me emrat por nuk do të thotë që do të ketë oferta për 8 lojtarët dhe skuadrat që zotërojnë kartonin e tyre.

Fillimisht Zidane do të nisë kontaktet me lojtarët për të parë nëse ata dëshirojnë që të bëhen pjesë e “Los Blancos”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco