Kaloi natën me modelen, Martial pas tradhtisë: I kërkoj falje të fejuarës...

Kaloi natën me modelen, Martial pas tradhtisë: I kërkoj falje të fejuarës...

19:01, 21/02/2019

Anthony Martial e ka pranuar se ka fjetur me modelen franceze, Malika Semichi, duke e tradhtuar të fejuarën, Melanie da Cruz.

Gjithçka kishte ndodhur kur Melanie ishte shtatzënë, ndërsa tashmë ylli i Manchester United i ka kërkuar falje publike të fejuarës.

“Daily Star Sunday” raporton se Martial shkëmbente mesazhe me Malika Semichi ndërsa Da Cruz ishte 8 muajsh shtatzënë dhe ata ishin takuar në një klub nate në Francë.

Më pas, ata kaishin kaluar natës së bashku bashkë në një hotel në Paris.

Lojtari i “Djajve të Kuq” ka zgjedhur Instagramin për t’i shprehur publikisht pendesën për tradhtinë.

Martial ka postuar një foto ku shfaqet i lumtur së bashku me të fejuarën dhe ka shkruar: “Do doja t’ju kërkoja falje të afërmve të mi, familjes sime të bukur dhe veçanërisht të fejuarës sime, për dëmin që ju kam shkaktuar muajt e fundit. Unë gabova dhe më vjen keq, nuk do të ndodh më”.

23-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2015.

 

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco