Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Championsit, ja rezultatet befasuese!

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Championsit, ja rezultatet befasuese!

21:53, 20/02/2019

Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat e sotme në Champions League.

Në "Wanda Metropolitano" ende nuk është shënuar goli i parë.

Juventusi dhe Atletico kanë pasur disa raste të pastra për shënim por pa mundur ta konkretizojnë në gol. Vlen të theksojmë që minutat e para Ronaldo gjuajti një "predhë" nga goditja e dënimit por gjuajtja e tij u ndal nga Oblak.

Në minutën e 27’ De Sciglio pengon Diego Costën, dhe për arbitrin nuk ka dyshime duke akorduar 11-metërsh.

Por, me ndërhyrjen e VAR-it, anulon gjithçka, pasi kontakti ishte jashtë zonës dhe vetëm goditje dënimi për ekipin e Simeones.

Ndërsa në Gjermani është duke u zhvilluar një ndeshje plot me emocione ajo ndërmjet Schalke 04 dhe Manchester Cityt.

Vendasit arritën të përmbysnin disavantazhin dhe momentalisht po fitojnë me rezultatin 2-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco