Del Perio: Ja kush e fiton Champions Leaguen këtë sezon

Del Perio: Ja kush e fiton Champions Leaguen këtë sezon

17:55, 20/02/2019

Alessandro Del Perio beson se Cristiano Ronaldo mund t’i dhurojë Champions Leaguen skuadrës së Juventusit.

Transferimi i Cristiano Ronaldos shihej si një shenjë e qartë nga “Zonja e Vjetër” që synon Ligën e Kampionëve dhe së fundmi Del Piero beson se ylli portugez është në mesin e lojtarëve që mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit.

“Një lojtar si Ronaldo nuk duhet të shitet kurrë, por ka cikle, motivime, sfida të reja”, ka deklaruar Del Piero.

“Ka raste kur klubet duhet të marrin vendime të vështira por të domosdoshme dhe dëshira e një lojtari si Cristiano peshon më shumë se çdo konsideratë”, vijoi ai.

 “Nuk mendoj se ka shumë dallim mes mbrojtjes në Spanjë dhe Itali edhe nëse gjërat kanë ndryshuar shumë në krahasim me 10, 15 vite më parë”.

“ Juventusi me siguri është shumë, shumë konkurrues dhe favorit për të fituar Champions Leaguen”, përfundoi Del Piero.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco