Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Neuer: Ky lojtar i Bayernit është ‘bishë’

Neuer: Ky lojtar i Bayernit është ‘bishë’

08:22, 20/02/2019

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayernit të Mynihut përfundoi me rezultatin 0-0 në “Anfield Road”.

Tashmë takimi i rradhës në 13 mars do të luhet në Gjermani, ku portieri i bavarezëve, Manuel Neuer, thekson se gjithçka është e hapur.

Kapiteni i kampionëve të Gjermanisë i thur elozhe shokut të tij të skuadrës, Javi Martinez, i cili mbrëmë bëri një ndeshje të madhe.

E dinim që do të ishte e vështirë, pasi Liverpooli është ekip me kualitet. Megjithatë, kemi mbrojtur mirë dhe ishim kompaktë deri në fund. Donim të merrnim një rezultat të mirë, por mëkat që nuk shfrytëzuam mundësitë. Martinez e vërtetoi sot se është ‘bishë’. Rezultati për ndeshjen e kthimit nuk është i keq, por mund të kishte qenë edhe më mirë. Në ndeshjen e ardhme çdo gjë është e hapur”, tha “gardiani” i bavarezëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco