Milan për Champions, Piatek bën premtimin e madh!

Milan për Champions, Piatek bën premtimin e madh!

08:42, 11/02/2019

Krzysztof Piatek ka shënuar golin e katërt në tre ndeshje si titullar te Milan dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Polaku u transferua në Serie A vetëm gjatë verës së kaluar nga Craiova, nuk u ndal së shënuari te Genoa dhe më pas u ble nga Milan për 25 milionë euro.

“Patjetër, futbolli polak nuk është aq i vështirë sa Serie A, por Genoa është në të njëjtin kampionat me Milan.

“Unë shënoja gola gjatë gjithë kohës atje, kështu që thjesht duhet të ruaj përqendrimin dhe mentalitetin,” shprehet ai për Sky Sport Italia pas fitores 3-0 ndaj Cagliari-t.

“Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, kështu që do të shohim.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco