Shifrat e frikshme të Cristiano Ronaldos

Shifrat e frikshme të Cristiano Ronaldos

22:06, 10/02/2019

Ronaldo po kalon një formë perfekte dhe këtë gjë e tregoi sot në ndeshjen kundër Sassuolos.

Portugezi shënoi një gol dhe dha një asist për Emre Çan.

Me këto që bëri sot në fushën e lojës ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse të vazhdojë të rrisë shifrat, që tregojnë se gjendja e tij është shumë e mirë.

Ky gol bën që ai të kapë numrin 20 në 31 ndeshje të luajtura deri tani me fanellën e Juventusit.

18 gola në kampionat dhe nga një në Superkupë e Ligën e Kampionëve, portugezi vazhdon aty ku e kishte lënë te Reali.

Ndërkohë deri më tani ka 10 asist, kështu që në këtë pikë të sezonit shifrat e golave dhe të asisteve janë dyshifrore.

Gjërat për të dhe Juventusin shkojnë në rrugën e duhur, por vëmendja e tifozëve dhe e vetë lojtarit janë të përqendruara te Liga e Kampionëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco