Lindin dyshime për zhdukjen e avionit të Salas, piloti i dytë nuk udhëtoi atë mbrëmje

Lindin dyshime për zhdukjen e avionit të Salas, piloti i dytë nuk udhëtoi atë mbrëmje

15:04, 24/01/2019

Pa sukses kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e avionit me të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala.

Asnjë gjurmë nuk është gjetur, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar janë thuajse zero.

Ekspertë të aviacionit kanë thënë se aeroplani mund të jetë rrëzuar për shkak të akullit në krahë, duke i bllokuar kështu pjesët e sistemit të drejtimit.

Aeroplani i tipit “Piper Malibu”, me dy persona në bord, ishte nisur mbrëmjen e së hënës nga Nantes dhe do të udhëtonte drejt Cardiff, kur u zhduk mesnatën e së hënës.

Para se të humbiste nga radari dhe të shkëpuste komunikimet në radio me kullën e kontrollit, avioni i vogël kishte zbritur në një lartësi 700 metra.

Para se avioni të humbiste, futbollisti Sala u dërgoi një mesazh zanor shokëve të tij, të cilëve u thoshte se kishte frikë dhe se aeroplani po dridhej.

Kushtet e motit në hapësirën ku avioni fluturonte ishin të këqija.

Autoritetet kanë thënë se është e pamundur që dikush të mbijetojë në ato kushte, ku era është shumë e fortë ndërsa deti është i trazuar.

Megjithatë, nuk është gjetur asnjë pjesë e avionit të rrëzuar. Ajo që do të përcaktojë shkaqet e rrëzimit, do të jetë Kutia e Zezë nëse do të gjendet.

Ndërkaq, Policia e Gursneyt ka një detaj të ri shumë shqetësues. Një pilot i dytë që duhet të ishte në avion, nuk ekzistonte.

Edhe pse piloti kishte kaluar të gjitha kontrollet ishte larguar me sa bëhet e ditur nga gazeta italiane “La Gazzeta Dello Sport”.

Sipas gazetës franceze, “Ouest France”, David Henderson, piloti i dytë, duhet të ishte në atë aeroplan, dhe në fakt, në rrjetet sociale, ai shkroi: “Në kundërshtim me atë që u tha në shtyp, unë nuk jam i vdekur! Unë nuk isha në atë aeroplan …”.

Dhe tani ai do të duhet të shpjegojë autoriteteve arsye për mos-praninë e saj në avion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco