Marotta jep lajmin e madh: Interi do transferojë këtë super lojtar

Marotta jep lajmin e madh: Interi do transferojë këtë super lojtar

22:29, 19/01/2019

Beppe Marotta ka konfirmuar praktikisht që Diego Godin i është vetë ofruar Interit.

Drejtori sportiv te zikaltërit ka folur edhe për rinovimin e kontratës me sulmuesin Icardi.

 “Ne nuk kemi dyshim që Mauro Icardi do të mbetet këtu, ndërsa i vetmi problem ka mbetur nënshkrimi i kontratës së re”, ka thënë Marotta.

Më pas ai është pyetur për mbrojtësin e Atletico Madridit, Godin, i cili po përflitet për një transferim te skuadra e Interit.

 “Ai është një figurë që ne nuk dëshirojmë të na ikë nga duart”, tha fillimisht ai.

“E kam nënvizuar që Interi ka një ndikim shumë të fortë, ndërsa shumë agjent të lojtarëve na trokasin në derë. Ky është lajm i mirë, pasi kjo do të thotë se ne jemi pikë reference për shumë futbollist të kalibrit botëror”.

“Këta janë kampion të cilët prezantojnë vetveten, kështu që ne nuk do ti lejojmë të na ikin dhe Godin është njëri prej tyre. Ne jemi gati dhe dëshiroj që Godin do të jetë një lojtar i lirë në fund të qershorit”, përfundoi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco