Për Hysajn shtohen kritikët: Nuk është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli

Për Hysajn shtohen kritikët: Nuk është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli

16:36, 17/01/2019

Elseid Hysaj nuk po kalon ditët e tij më të mira te Napoli. Shqiptari ishte në formacion ndeshjen e fundit për Kupën e Italisë ndaj Sasuolos, por atij i duhet të luftojë shumë për pasur pëlqimin e Ancelottit.

Ish-lojtari i Napolit përgjatë viteve 2005-2011, Gennaro Iezzo, ka disa kritika për mbrojtësin e djathtë.

Hysaj nuk mendoj se është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli. Është lojtar i mirë për të qenë pjesë e grupit, por nuk është aq sa për të qenë nga minuta e parë”, u shpreh ish-portieri, i cili edhe pse për  6 vite lojtar i skuadrës jugore të Italisë, numëron vetëm 25 paraqitje, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco