Chelsea ofron Moratën për Higuainin, ja reagimi i Juves

Chelsea ofron Moratën për Higuainin, ja reagimi i Juves

08:36, 12/01/2019

Chelsea ia ka ofruar Alvaro Moratën Juventusi në kuadër në një pako me ofertën për Gonzalo Higuainin, por bardhezinjtë duan vetëm para dhe nuk e detyrojnë Milanin ta shesë.

Higuain është i huazuar te Milani për 18 milionë euro, me kuqezinjtë që kanë opsionin për ta blerë argjentinasin përfundimisht në fund të sezonit për 36 milionë euro tjera.

Sky Sport Italia ka ripërsëritur se Juventusi nuk do ta detyrojë Milanin ta ndërpresë marrëveshjen para kohe, dhe do ta jepte dritën jeshile vetëm nëse kuqezinjtë i pranojnë kushtet të parët. 

Deri tani, Milani ka treguar se e ka ndërmend të mbajë El Pipitan.

Ndërkohë, Higuain është i etur të ribashkohet me trajnerin Maurizio Sarri në Chelsea. 
Sipas Calciomercato.com, Chelsea ia propozoi Moratën Juves në një marrëveshje shkëmbimi me Higuainin.

Megjithatë, kampioni italian e ka refuzuar këtë ofertë, duke insistuar se e pranon vetëm një ofertë prej 55 milionë euro për argjentinasin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco