Zhvillohet takimi, Morata drejt transferimit te gjigantët e La Ligas

Zhvillohet takimi, Morata drejt transferimit te gjigantët e La Ligas

18:52, 09/01/2019

Atletico Madrid dëshiron të marrë shërbimet e sulmuesit të Chelseas, Alvaro Morata.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga klubi londinez, pasi duket se nuk është i lumtur me kritikat.

Në krahun tjetër agjencia e lajmeve “Goal” raporton se Atletico dëshiron ta transferojë sulmuesin spanjoll në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonin në fund të sezonit.

Në 48 orët e fundit ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit por ende nuk është marrë një vendim konkret.

Morata nëse pranon transferimin te Atletico atëherë do të përballet me konkurrencën e fortë të Diego Costas dhe Antoine Griezmann.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco