Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit, ja sulmuesit që po monitoron

Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit, ja sulmuesit që po monitoron

18:30, 09/01/2019

Ylli i Tottenham, Harry Kane dhe ai i RB Leipzig, Timo Werner, janë dy objektivat kryesore të Barcelonës që është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Media pranë klubit katalanas ‘Mundo Deportivo’, shkruan se Barça është e interesuar për një sulmues duke e parë moshën e Luis Suarez së shpejti mbush 32 vjeç.

Harry Kane është një sulmues i konfirmuar pasi për vite me radhë është ndër më të mirët në Angli te Tottenham.

Në anën tjetër edhe Ëerner po tregon formë të mirë në Bundesliga dhe është gati për një hap më të madh.

Por lista nuk mbyllet me kaq, pasi janë edhe katër sulmues.

Luka Jovic i Eintracht Frankfurt, Maxi Gomez i Celta Vigos, Kasper Dolberg i Ajax dhe Krzysztof Piatek i Genoas janë emrat e tjerë që pëlqehen.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka në plan për të shitur Ousmane Dembele dhe por të nënshkruar me një sulmues që premton gola në të ardhmen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco