Bayerni i ofron Chelseas plot 40 milionë euro për këtë super lojtar

Bayerni i ofron Chelseas plot 40 milionë euro për këtë super lojtar

18:10, 08/01/2019

Bayern Munich ka bërë një ofertë me vlerë 40 milionë euro për talentin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi.

Chelsea do të vendosë fatin e Hudson-Odoit, pasi ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën.

Juventusi , Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë pasur më herët interesim për Hudson-Odoi, por në krahun tjetër bavarezët janë më të angazhuar në këtë drejtim.

Madje ata janë gati t’ia ofrojnë edhe numrin 10 në fanellë, numër që ai e preferon.

Trajneri Maurizio Sarri i njeh mirë aftësitë e lojtarit dhe ka thënë se nuk do të ishte mirë që Hudson-Odoin të shkonte në Bayern Munich.

 “Ai ka të ardhme dhe mendoj se ai ka një të ardhme shumë të madhe këtu, me ekipin kombëtar dhe Chelsean. Mendoj se qëndrimi këtu është më i miri për të”, ka deklaruar Sarri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco